Home / Arte / Libri / Instituti Italian i Kulturës hap filialin në bibliotekën e Beratit

Instituti Italian i Kulturës hap filialin në bibliotekën e Beratit

berat11-466x350Instituti Italian i Kulturës, pjesë e Ambasadës Italiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, ka hapur filialin e tij në Bibliotekën e qytetit.

Qëllimi parësor është mbështetja e jetës sociale, kulturore dhe arsimore për të gjithe grupmoshat në këtë qytet.

Zhvillimi i gjuhës dhe kulturës italiane, zgjerimi i informacionit dhe materialeve në fusha të ndryshme mbështetur në bibliotekën e ngritur enkas pranë filialit të qytetit, informimin e nxënësve për shkollat dhe universitetet shtetërore dhe konsultim mbi mundësitë e studimit jashtë shtetit, zhvillimin e kurseve për qëllime çertifikimi të cilat mund të përdoren si për qëllime studimi jashtë shtetit por edhe për qëllime pune.

Mundësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme kulturore përfituese për nxënësit duke praktikuar gjuhën Italiane por edhe duke u angazhuar më shumë në portofolin Linguistiko- Kulturor Italian.
Instituti Italian i Kulturës  është atashuar pranë Biblotekës Publike “Vehxhi Buharaja” në këtë qytet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: