Home / Kronika / Kryeprokurorja Marku vazhdon shkarkimet, shkarkohet Prokurori i Durrësit, Agron Gjana

Kryeprokurorja Marku vazhdon shkarkimet, shkarkohet Prokurori i Durrësit, Agron Gjana

Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar sot dorëheqjen e Agron Gjanës nga drejtimi i prokurorisë së Durrësit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës për dorëheqjen e Gjanës. Emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë.

Ndërkohë në vendin e tij emërohet Donika Prela e cila më parë ishte prokurore pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.

Me largimin e Adriatik Llallës nga prokuroria, ambasada amerikane nuk e fshehu entuziazmin duke e konsideruar atë si prokurorin që nuk ndëshkonte politikanët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: