Politika

BE cakton datën e etapës së ardhshme të zgjerimit

Në një artikull të botuar nga EUobserver theksohet se Bashkimi Evropian po përgatitet që të caktojë 2025-ën si vitin e etapës së ardhshme të zgjerimit të unionit me vende nga Ballkani Perëndimor.

”BE-ja po përgatit të vendosë vitin 2025 si kufirin për etapën e ardhshme të zgjerimit, por mosmarrëveshjet në Ballkan mund të frenojnë gjërat”, thuhet në artikull.

“Tani partnerët e Balkanit Perëndimor kanë një dritare historike mundësie. Për herë të parë, perspektiva e tyre e anëtarësimit ka hapësirën kohore më të mirë,” theksohet në të.

Komissioni ka përpiluar një dokument strategjik që pritet të miratohet më 14 shkurt.

“Me vullnet të fortë politik, realizimin e reformave reale dhe zgjidhje afatgjata të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia duhet të jenë gati për anëtarësim në 2025,” thotë dokumenti sipas një drafti të parë nga EUobserver.

Ai shton se Shqipëria, Bosnia, Maqedonia dhe Kosova “duhet të kenë patur ecuri të mirë në rrugën drejt BE-së deri atëherë,” ose, sipas fjalëve të tjera të vendosura në kllapa, “negociatat e tyre…duhet të kenë bërë progress.”

Dokumenti shënon një ndryshim intonacioni pas deklaratës së kreut të komisionit Jean-Claude Juncker në 2014 që nuk do të kishte zgjerim të BE-së në të ardhmen e parashikuar.

Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar tashmë bisedimet për aderim.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë që të arrijnë këtë vit, nëse Maqedonia do të zgjidhë problemin e saj me pëçështjen e emrit me Greqinë.

Bosnja është në prag të marrjes së statusit kandidat në BE, ndërsa Kosova po merr në konsideratë që të kërkojë formalisht që të caktohet si vend kandidat.

Në këtë dokument të Komisionit paralajmërohet se mosmarrëveshjet lokale mund të shtyjnë atë që quhet afati “ambicioz”.

“BE-ja nuk mundet dhe nuk do të importojë konflikte dypalëshe. Kjo është arsyeja përse të gjithë partnerët në fjalë të Ballkanit Perëndimor duhet tëzgjidhin këto konflikte si një çështje urgjente”, thuhet në këtë dokument.

Aty propozohet se çështjet e kufijve duhet të zgjidhen nëpërmjet arbitraritetit ndërkombëtar, për momentin në Hagë, dhe se çdo vendim duhet të jetëdetyrues, përfundimtar dhe plotësisht i respektuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button