Kronika

Ministrja Xhaçka: Marrëdhëniet me SHBA në një fazë të re cilësore

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nderoi ditën e martë, më 9 janar 2018, me “Medaljen e Mirënjohjes”, atasheun ushtarak amerikan në largim, kapiten i rangut të dytë Sam G. Wartell, i cili përfundoi mandatin e tij dy vjeçar. Në ceremoninë e posaçme ku merrte pjesë ambasadorin i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ministrja Xhaçka i uroi mirëseardhjen atasheut të ri ushtarak, kapiten i rangut dytë James Hilton.

Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin dy vjeçar të kapiten Wartell, në rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në fushën e Mbrojtjes, ministrja Xhaçka nënvizoi faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave, që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”, – tha ministrja e Mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button