Home / Ekonomia / I morën 7 mijë euro biznesmenit, ndalohen inspektorët tatimorë

I morën 7 mijë euro biznesmenit, ndalohen inspektorët tatimorë

Dy inspektorë tatimor të Fierit janë vënë në pranga për korrupsion pasiv, pasi i kishin kërkuar një biznesi si rryshfet 7 mijë euro.

Policia e Fierit bën të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Inspektori”, janë ndaluar Florjan Zhaka, përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Fierit, dhe Asqeri Tahiraj, inspektor zbatimi pranë hetimit tatimor në këtë drejtori.

Ndalimi vjen pas një hetimi dy mujor të bluve të Fierit, sipas të cilëve inspektorët i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.