Home / Rajoni / QIPRO – Hapet kazinoja më e madhe në Evropë

QIPRO – Hapet kazinoja më e madhe në Evropë

Një kompleks turistik që përfshin dhe një kazino, që do të jetë më e madhja e këtij lloji në Evropë do të hapë portat në Qipro deri në 2021 dhe do të stimulojë ekonominë e ishullit, theksuan sot zyrtarët.

“Melco International” (Macao) dhe partneri i tij qipriot “Cyprus Phassouri Limited” prezantuan në Nikozi këtë projekt që do të jetë kazinoja e parë që hap portat në Republikën e Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 2004.

Me një kosto prej 600 milionë eurosh, ky kompleks, ndërtimi i të cilit është parashikuar në Limassol, në bregun jugor të vendit, do të jetë më i madhi i këtij lloji në Evropë.

Ai do të përfshijë një hotel prej 500 dhomash, 11 restorante, 136 tryeza lojërash, 1 200 makina dhe pajisje të tjera në një sipërfaqe prej 6 000 metra katrorë.

“Projekti do të ketë një ndikim domethënës në PBB-në e vendit”, deklaroi presidenti qipriot, Nicos Anastasiades, gjatë prezantimit.

“Kontributi nga kazinoja për ekonominë duke nisur nga viti i dytë i operacionit është vlerësuar 700 milionë euro, rreth katër për qind e PBB-së”, shtoi ai.

Sipas drejtuesit të Melcos, Lawrence Ho, kjo kazino, që do të quhet “City of Dreams Mediterranean” është një prioritet për ndërmarrjen sepse është hera e parë që operon jashtë Azisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.