KosovaRajoni

Brnabiç: Mundësi historike në 2018-ën për një marrëveshje me Kosovën

Intervistë e kryeministres serbe, Ana Brnabiç me ”The Economist”

Viti që sapo filloi mund të shënojë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së Kosovës, sipas kryeministres serbe, Ana Brnabiç. “Ajo për të cilën po përpiqemi aktualisht është kërkimi i një zgjidhjeje afatgjatë, në mënyrë që të mos lëmë të ngrirë një konflikt të tillë për ata që do të vijnë pas nesh. Kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje dhe nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018 nuk do të kemi të tjera në dekadat e ardhshme”, tha Brnabiç për të përditshmen britanike “The Economist”.

Në këtë intervistë, të publikuar edhe nga media në Beograd, kryeministrja preku edhe argumente të tjera përfshirë edhe atë të lirisë së medias në Serbi.

“Nuk e kuptoj se si është bërë një temë diskutimi. Mund të them me bindje të plotë se mbi median nuk ka pasur asnjë presion”, theksoi ajo.

Më pas Brnabiç ka ripërsëritur kritikat ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hage, që ndërpreu aktivitetin e saj në fund të vitit të kaluar, duke u shprehur se “një organizëm i tillë nuk ka bërë drejtësi dhe as nuk ka kontribuar në bashkimin mes vendeve të ish-Jugosllavisë”.

“Në Srebrenicë, nuk pati gjenocid, por u krye një krim i shëmtuar dhe është i papranueshmë imazhi që është krijuar për serbët dhe Serbinë duke u bazuar mbi këtë”, sipas Brnabiç.

“Të përpiqemi të shohim drejt të ardhmes, duke lënë të kaluarën pas. Ka gjenerata të reja që kanë shumë të përbashkëta. Gjyshi im ishte një kroat, jo një serb i Kroacisë, por një kroat i ishullit Krk. Aty kam kaluar fëmijërinë time dhe aty kam shumë miq, kemi shumë gjëra të përbashkëta”, vazhdon ajo. Ndërsa ndaj pyetjes nëse dëshironte një rikthim të ish-Jugosllavisë, kryeministrja sebre u përgjigj me një “jo” të thatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button