Home / Kosova / Qeveria e Armenisë, e gatshme për të punuar me institucionet e Kosovës në proceset integruese

Qeveria e Armenisë, e gatshme për të punuar me institucionet e Kosovës në proceset integruese

Presidentja-e-Kosovës-Atifete-Jahjaga-takoi-ministrin-e-Jashtëm-të-Armenisë-Eduard-Nalbandyan-1-525x350Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan me të cilin diskutuan për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, në përpjekje për të forcuar subjektivitetin shtetëror.

Ministri Nalbandyan, vlerësoi arritjet e Kosovës, në veçanti në procesin e dialogut ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë armene për të punuar me institucionet e Republikës së Kosovës për të avancuar proceset e saj integruese.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan

Presidentja Jahjaga, sipas njoftimit të zyrës së saj dërguar sot nga New York, e njoftoi ministrin Nalbandyan me përparimin që ka bërë Republika e Kosovës në procesin e njohjes së pavarësisë së saj, duke e çuar në 107 numrin e përgjithshëm të njohjeve nga shtete të ndryshme të botës.

“Njohja e shtetësisë së Kosovës është edhe njohje e vizionit të qytetarëve të saj për të ndërtuar një shtet faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, duke e inkurajuar Armeninë që të ndërmarrë një hap të tillë”, tha Jahjaga.

Presidentja Jahjaga nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si kontribuese e sigurisë kolektive dhe bashkëpunimit ekonomik e politik në Kosovë dhe si anëtare e barabartë në të gjithë mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: