Film

“Legacy of Secrecy”- DiCaprio në filmin mbi vrasjen e Kennedy

Leo-final-514x350 Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit bazuar në librin e shkruajtur nga Lamar Waldron dhe Thom Hartmann lidhur me vrasjen e John Fitzgerald Kennedy “Legacy of Secrecy” (Trashëgimia e sekretit).

Roli i super yllit hollivudian në këtë film, do të jetë ai i informuesit të FBI-së Jack Van Laningham, i cili ka fituar rrëfimin e padrinos mafioz Carlos Marcello, lidhur me urdhërimin e vrasjes së presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy.

Si pjesë e një operacioni të gjatë sekret dhe mjaft të rrezikshëm, FBI pozicionon Van Laningham pranë Marcellos, i cili sundon krimin e organizuar në Luiziana, dhe në pjesët më të mëdha të Teksasit prej dekadash.

Operacioni i fshehtë i FBI-së me Van Laningham, dhe e gjithë historia e Kennedy, rrëfimi i Marcellos, i cili është mbajtur sekret prej kohësh, deri kur Waldron e Hartmann publikuan dosjet (fotografitë) e deklasifikuara të FBI-së, të marra nga arkivat kombëtare në vitin 2009, si pjesë e “Legacy of Secrecy”.

Carlos Marcello, i cili vdiq në vitin 1993, ende nuk është bërë pjesë e ndonjë subjekti të ndonjë filmi artistik, edhe pse ai ka qenë prej kohësh në interes të autoriteteve të cilat kanë hetuar vrasjen e Kennedy.

Në vitin 1979, një Komitet i Kongresit arriti në përfundimin se “Marcello kishte motivin, mjetet, dhe mundësi për të vrarë Presidentin Kennedy.

Edhe pse FBI dhe shërbimi sekret në dosjet dhe fotografitë e cituara në “Trashëgimia e sekretit” tregojnë se më shumë se një duzinë e burrave (njerzve) të Marcellos, dhe mjaft anëtarë të familjes u morën në pyetje apo u arrestuan nga autoritetet për vrasjen e Presidentit Kennedy, emri i Marcellos nuk duket në raportin e Warrenit të vitit 1964, i cili përbëhej nga një hetim 888-faqe në lidhje me vrasjen, që i’u paraqit presidentit Johnson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button