Rajoni

Kryeministri bullgar Bojko Borisov u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Donalld Tusk

Kryeministri bullgar Bojko Borisov u takua sot me kryetarin e Këshillit Evropian Donalld Tusk në kuadrin e hapjes zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Kryeministri siguroi, se vendi ynë është gati për presidencën e vet të parë dhe se Bullgaria do të jetë balancuese dhe do të kërkojë konsensus mbi temat aktuale të BE-së. Zoti Borisov tha, se tema për integrimin e Ballkan Perëndimor mbetet prioriteti kryesor i presidencës sonë dhe se vendi ynë do t’i shpresojë përkrahjes së të gjitha institucioneve evropiane dhe shteteve anëtare. Përsa i përket përmirësimit të dialogut me Turqinë kryeministri theksoi, se politika e alienimit nuk duhet të vazhdojë, sepse jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për BE-në, Turqia është një partnere strategjike në luftimin e fluksit të migrantëve. Zotërinjtë Borisov dhe Tusk diskutuan edhe mundësitë në sferën e infrastrukturës dhe lidhjeve në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button