Home / Rajoni / Maqedonia / MAQEDONI – Parlamenti miraton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, përfshirë gjuhën shqipe

MAQEDONI – Parlamenti miraton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, përfshirë gjuhën shqipe

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi sot me 69 vota pro Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Debati për ligjin për gjuhët në Kuvend filloi më 5 shtator vitin e kaluar në Komisionin parlamentar për Çështjet Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e miratoi përdorimin e sjelljes së tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Kundër ligjit ishte VMRO-DPMNE-ja në opozitë me justifikimin se është jokushtetues dhe diskriminues në raport me gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera që flasin qytetarët e Maqedonisë.

Ligji është sjellë pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk marrin pjesë në punën e parlamentit në shenjë revolte për arrestimin e pesë kolegëve të tyre dhe qytetarëve të tjerë për pjesëmarrje në incidentet në parlament, më 27 prill të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.