Kronika

Bashkim Fino zyrtarisht kandidat për postin e presidentit të FSHF

Bashkim Fino ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për postin e presidentit të FSHF-së.

I ftuar në emsionin “Rubrika Sportive” në TVSH, Fino ka deklaruar se do të kandidojë përballë Armand Dukës për kreun e ri të insitucionit të futbollit shqiptar.

Fino tha se tashmë ka ardhur koha që FSHF-ja të ketë një tjetër drejtim.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Kjo duke parë edhe aktivizimin tim në aktivitete sportive. Sportin dhe futbollin e njoh mirë, sepse kam ndjekur dhe kam lexuar shumë. Trajnerin nuk e bëj dot, normale.

Është momenti që të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar. Duke krijuar një imazh të futbollit shqiptar.

Unë jam në një garë me mikun tim Duka, sepse ne nuk po bëjmë një garë të ashpër, por mbi platforma të caktuara.

Koha deri te zgjedhjet është e shkurtër, ndaj edhe koha për fushatë është e shkurtër. Unë së bashku me stafin tim kemi bërë gati një platformë.

Ndoshta më mirë do të ishte që për të shpalosur kandidatët të bëhej në një Asamble. Më pas të lihej një kohë e nevojshme për fushatë, por edhe për sondazhet e duhura.

Avantazhi në fakt, në këto kushte është i presidentit Duka. Unë në fakt jam në disavantazh me Dukën në këto kushte, pikërisht për kohën deri te zgjedhjet, sepse ai ka qenë 16 vjet në krye të FSHF-së.

Klubet që më kanë propozuar? Unë e kam lexuar statutin e FSHF-së dhe aty thotë qartë se mjafton një klub për kandidim. Jam njoftuar nga dy ose tre klube që më kanë kandiduar. Sot më ka kandiduar klubi i Lushnjes. Nesër do të më propozojë edhe klubi i Flamurtarit si kandidat për kreun e FSHF-së.

Unë jam një politikan karriere i vjetër. Duka ka qenë që kemi qenë shokë, por mund të kemi qenë në klasë në Fakultetin e Ekonomikut. E kam nisur politikën duke nisur si kryetar bashkie deri te Kryeministër. Kam 20 vjet deputet. Nga pikëpamja ligjore nuk më pengon asgjë për të kandiduar si president të FSHF-së. Kandidatura ime nuk do të thotë se politika do të fusë duart te sporti. Nëse do të zgjidhem si president i FSHF-së, unë do t’i kushtohem futbollit 24 orë.Me ligj, nuk është e detyrueshme që një deputet të heqë dorë nga pozicioni i tij për të kandiduar si president i FSHF-së”, tha Fino

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button