Home / Rajoni / Zhan-Klod Junker: Vendi i Bullgarisë është në Evropë dhe në Eurozonë

Zhan-Klod Junker: Vendi i Bullgarisë është në Evropë dhe në Eurozonë

Para 11 vitesh, në vitin 2007, Bullgaria u bë anëtare e BE-së, por procesi filloi shumë para kësaj. Krenohem, se jam një pjesë e vogël e aderimit të Bullgarisë në BE-në. Këtë e tha kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker në hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Ai rikujtoi edhe një moment tjetër nga aderimi i Bullgarisë në BE-në, kur në vitin 1977 në Kozmos fluturoi një sondë me këngën popullore bullgare “Doli Deljo kaçak” në interpretim të këngëtares Valja Ballkanka. Zhan-Klod Junker ishte kategorik, se vendi i Bullgarisë është në Evropë dhe në Eurozonë. Ai theksoi, se Komisioni Evropian e përkrah vendin dhe se Presidenca Bullgare përputhet me një moment kyç, kur ndërmerren një sërë nismash për caktimin e së ardhmes të BE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: