Home / Arte / Shuhet “Nderi i Kombit” legjenda e valles shqiptare Rexhep Çeliku

Shuhet “Nderi i Kombit” legjenda e valles shqiptare Rexhep Çeliku

 

 

Vetëm katër ditë më parë Rexhep Çelikut do ta shihnim në hollin e institucionit të Presidencës, teksa Ilir Meta do t’i jepte dekoratën e lartë të “Nderit të Kombit”, por mesa duket krijuesi e ka kërkuar lart, pasi mjeshtri i valleve ka humbur këtë të premte jetën.

Rexhep Çeliku vdiq në moshën 63 vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë. Zemra e tij pushoi në orën 02:30 të orëve të para të kësaj dite.

Ai ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve. Meta e dekoroi katër ditë më parë me motivacionin  “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Rexhep Çeliku, lindur me 19 korrik 1954 ne Tirane, i cili që nga viti 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, numëronte në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Disa vite më parë është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.