Home / Rajoni / Antonio Tajani: Presidenca Bullgare jep arsye të mendojmë se si të bëjmë BE-në më efektiv

Antonio Tajani: Presidenca Bullgare jep arsye të mendojmë se si të bëjmë BE-në më efektiv

Presidenca Bullgare është një arsye e mirë të mendojmë se si të bëjmë BE-në më efektiv, më demokratik dhe më të zhdërvjelltë. Këtë e tha kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani në hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Bashkimi e bënë forcën është motoja e Bullgarisë, të cilën ajo e zgjodhi edhe për Presidencën e vet. Prandaj ne së bashku në të vërtetë duhet të përballojmë sfidat dhe të përgatitim Evropën për të ardhmen. Zoti Tajani theksoi, se shtetasit e Evropës kanë shpresa të mëdha dhe insistojnë për më shumë vende të punës. Mirëpo, për të arritur këtë duhet të tërheqim më shumë investime sidomos në fushën digjitale dhe në turizëm, është i bindur Tajani. Ai u falënderoi institucioneve bullgare dhe qeverisë për angazhimin e fortë në mbrojtjen e kufirit të përbashkët të BE-së, si dhe për bashkëpunimin e mirë midis ushtrisë dhe policisë bullgare me kolegët e tyre evropianë. Antonio Tajani shprehu shpresë, se Presidenca Bullgare do të hapë rrugën për bashkëpunimin më të mirë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: