Home / Rajoni / Sot qeveritarët bullgarë do të takohen me Kolegjiumin e KE-së

Sot qeveritarët bullgarë do të takohen me Kolegjiumin e KE-së

Pas hapjes së djeshme solemne të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, sot në Sofje udhëheqësit evropianë, që po ndodhen Sofje, do të zhvillojnë takime me qeveritarët bullgarë. Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude –Juncker do të takohet me Presidentin Rumen Radev dhe me Kryeministrin Bojko Borisov dhe do të diskutojë tema prej rendit evropian të ditës.

Temat kryesore e bisedimeve mes Junckerit dhe Borisovit do të jenë korniza shumëvjeçare financiare e BE-së dhe gatishmëria e Bullgarisë për anëtarësi në Eurozonë dhe në Hapësirën Shengen.

Komisionerët evropianë dhe ministrat do të diskutojnë politikat e përbashkëta në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, migracionit dhe drejtësisë.

Mbas dite Jean Claude –Juncker dhe Kolegjiumi i komisionerëve evropianë  do të bisedojnë me Këshillin Udhëheqës të Kuvendit dhe me shefat e komisioneve parlamentare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: