Home / Rajoni / Bullgaria dhe KE-ja presin përmirësim të dialogut me Ballkanin Perëndimor

Bullgaria dhe KE-ja presin përmirësim të dialogut me Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Bojko Borisov dhe Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker shqyrtuan në Sofje partneritetin mes qeverisë dhe KE-së gjatë Kryesisë Bullgare sipas parimit të rotacionit të Këshillit të BE-së.

Bojko Borisov siguroi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë aktive në debatet për të ardhmen e Bashkimit dhe do të mbetet një partnere e sigurt në kërkimin e pajtimit mbi temat më të rëndësishme për bashkësinë.

Bashkëfolësit shprehën pritjet e tyre për përmirësimin e dialogut me shtetet fqinje të BE-së gjatë Presidencës Bullgare. Prioriteti i Bullgarisë për të punuar për integrimin evropian të regjionit është gjithashtu prioritet yni, deklaroi Junkeri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: