Rajoni

Junker: Bullgaria i zbaton të gjitha kushtet për aderimin në Shengen

Kryetari i KE-së Zhan-Klod Junker deklaro se Bullgaria i zbaton të gjitha kushtet dhe është gati të aderohet në Shengen dhe në sallën e pritjes të euros ERM 2. Në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Bojko Borisov Junker e vlerësoi përparimin e konsiderueshëm të qeverisë bullgare në luftimin e korrupsionit gjatë disa viteve të fundit. Ka problem me korrupsionin, por një problem të tillë ka në shumë vende, ishte kategorik Junkeri. Sipas fjalëve të tij, për Evropën është me rëndësi të madhe përmirësimi i lidhjeve me Ballkanin Perëndimor dhe me Turqinë. Mirëpo, Junkeri ishte kategorik se deri në vitin 2020 nuk do të pranohen anëtarë të rinj në BE. Gjatë mandatit tjetër parlamentar do të ketë debate më konkrete sa i përket kësaj teme, që të ketë Ballkani Perëndimor një perspektivë më të qartë, vuri në dukje Junkeri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button