Home / Politika / Lufta kundër ISIS, Nishani takim me komitetin hebreo-amerikan

Lufta kundër ISIS, Nishani takim me komitetin hebreo-amerikan

bujar-nishani-1-320x173Gjatë vizitës së tij në SHBA, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi takime të veçanta me një delegacion tё Komitetit Hebreo-Amerikan, me drejtues të B’nai B’rith, organizatës së hebrenjve amerikanë me seli në Nju Jork dhe me njё pёrfaqёsi nga Kongresi Botёror Hebre.

Nё qendër tё takimeve, ishin marrёdhёniet shqiptaro-amerikane, dhe ato mes Shqipёrisё dhe Izraelit, bashkёpunimi i Shqipёrisё me komunitetin hebre nё Amerikë dhe vende tё tjera, lufta kundёr antisemitizmit dhe çёshtjet e sigurisё, sidomos pas zhvillimeve mё tё fundit.

Kreu i shtetit, ka theksuar faktin dhe rëndësinë se Shqipëria është në krah të aleancës dhe partnerëve euro-atlantikë kundër të keqes globale. Nishani, duke folur për rrezikun e sigurisë dhe ekstremizmit, e cilësoi organizatën terroriste ISIS, si njё kёrcёnim serioz pёr çdo individ dhe vend, pavarёsisht fesё dhe racёs, duke shtuar se Shqipёria, pёr kёtё arsye, ёshtё rreshtuar me vendosmёri dhe me kontribut konkret.

Nga ana tjetër, pёrfaqёsuesit e komunitetit hebreo-amerikan, shprehёn vlerёsimin e lartё pёr atё çfarё shqiptarёt bënë pёr shpëtimin e hebrejve gjatё periudhёs sё Holokaustit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.