Home / Ekonomia / Familjet në nevojë do të pajisen falas me matësa uji

Familjet në nevojë do të pajisen falas me matësa uji

Familjet në nevojë do të pajisen me matësa uji falas. Përveç tyre, ato do të shpëtojnë edhe nga barra e afrofeve. Ky vendim është bërë publik nga Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

Rama tha kjo masë shkon në të njëjtin drejtim që shkoi reforma e energjisë. Sipas tij çdo vit financohen 16 milionë dollarë për kompensimin e familjeve në nevojë

“E vërteta është se çdo vit financojmë 16 milionë dollarë për të kompensuar atë pjesë të familjeve në nevojë që u rritën nga heqja e fashës 300 kW.”

Qeveria ka paralajmëruar masa ndëshkuese për të gjitha lidhjet e paligjshme të ujit duke filluar nga 1 shkurti i këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.