Home / Kronika / Gazetari: Ish-Prokurori i Përgjithshëm ka diplomë të falsifikuar
Kryetari i ILDKP Adriatik Llalla, gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit PAMECA, ne hotel Sheraton.

Gazetari: Ish-Prokurori i Përgjithshëm ka diplomë të falsifikuar

Pas debateve të ashpra politike lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurores së Re të përkohshme Arta Marku, organi i akuzës vijon të jetë në qendër të vëmendje për ‘shkundjen’ që këtij institucioni po i bëhet. Emisioni “JAVA” në RTSH kishte pikërisht zhvillimet në prokurori një prej temave të diskutuara. Por teksa e gjithë vëendja është përqendruar te Kryeprokurorja e Përkohshme, një informacion i ri është zbuluar për ish-Kryeprokurorin Llalla. “Java” ka zbuluar se ish-kreu i akuzës është me diplomë të falsifikuar.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje lidhur me diplomën e Kryeprokurorit.

“Një nga detajet që është duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë po nuk e dimë ku e ka bërë shkolën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë u gjendet ëhstë fakulteti i shkollës së lartë, në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha në “Java”.

Referuar lëvizjeve të fundit në organin e akuzës, gazetari Lorenc Vangjeli deklaroi se emëruesi i përbashkët i të larguarve është se kemi të bëjmë me persona që njihen si njerëz të afërt të ish-Kryeprokurorit Llalla.

“Ajo që bie në sy ndryshe nga parashikimet, prokurorja e përkohshme po sillet si prokurore e përhershme. Lëvizjet janë të shumta, besoj se është vetëm fillimi. Ajo që bie në sy, ka një linjë të qartë. Të gjithë të larguarut konsiderohen si njerëz të ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe kanë qenë në ato pozita si të komanduar”, deklaroi gazetari Lorenc Vangjeli.

Ndëkrohë, këto lëvizje sipas gazetarit Hoxha bëhen me bekimin e SHBA-BE. Sipas tij, jemi para një skenari si atij në Rumani e Kroaci kur u godit korrupsioni në nivele të larta.

“Edhe në Rumani, Kroaci etj është zbatuar i njëjti skenar, është sjellë një prokuror nga periferia, po ndodh i njëjti skenar. Kush, e vuri përpara reformën në drejtësi, kemi vënë çdo gur që të sabotohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.