Home / Kronika / Identikiti i kryepolicit të ri të Shqipërisë

Identikiti i kryepolicit të ri të Shqipërisë

Haki Çako u largua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas 2 viteve e 8 muaj në këtë detyrë. Ai u shkarkua me vendim qeverie pas propozimit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Emri i ri i kryepolicit ishte një prej temave të emisionit “JAVA” në RTSH me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli si dhe gazetarin investigativ Artan Hoxha.

“Që në momentin që Xhafa u bë ministër, këmbëngulte në një gjë: drejtuesit e policisë në qarqe dhe drejtuesit e Kufirit, të jenë figura moralisht të pastra dhe të mos jenë të ëprfshirë në aktivitete kriminale apo të jenë të ëprfolur. Ka preferuar më mirë një drejtor më pak profesionist, por që është i ndershëm. Me emërimet deri tani, Xhafa ka këmbëngulur. Shembull konkret, drejtori i Tiranës, është një oficer karriere të cilit nuk mund t’i ngresh akuza për përfshirje me grupet kriminale. E njëjta gjë për një drejtor në Vlorë”, deklaroi Artan Hoxha në “Java”, për identikitin e drejtorit të ri.

Analisti Preç Zogaj u shpreh se me largimin e Çakos mbyllet një periudhë e errët, ajo e kanabizimit. Ai u shpreh pesimist edhe me emrin e ri që do jetë, teksa tha se bandat janë të lidhura me ramën dhe policia nuk i lufton dot.

“Emrin e ka Policia e Shtetit, po nuk është bërë dot policia. Gjithmonë është policia e qeverisë. Për 5 vjet 3 drejtorë, në Itali drejtori rri 10, 15 vjet, 25 vjet. Nuk preket as nga rotacioni jo nga luftrat brenda partive. Nuk mund ta kuptoj se si krijohet një polici partiake e krahinariste. Dua ta pohoj se me shkarkimin e drejtorit mbyllet një periudhë e turpshme, periudha e kanabizimit masiv, Kjo ëhstë policia që mori pjesë, u përfshi në kanabizimin masiv, si annjëherë tjetër. Çdo ndodhë me drejtorin e ri, unë jam pesimist. Grupet kriminale kanë pushtte, janë pjesë e strkturave të partisë në pushtet, policia nuk ëhstë marrë e nuk merret me ta. Ata rirnë me Edi Ramën”, tha ai në “Java”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.