Politika

Sesioni i dytë parlamentar çel punimet në 15 janar

Kuvendi do të çelë të hënën (15 janar) punimet e sesionit të dytë parlamentar.

Përmes një njoftimi të premten në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit ditën e hënë me datë 15 janar 2018, në orën 17:00, Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi dje që në programin e punimeve të përfshihen me përparësi zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ruçi u ndal edhe tek çështja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, Kuvendi ka afate të përcaktuara në ligj dhe do të vijojë me zbatimin e tij për plotësimin e vendeve që përcaktohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit kërkoi që të respektohen afatet e parashikuara në kalendarin 3 javor të punimeve për të miratuar Kodin e Sjelljes së Deputetëve, mundësisht edhe me mirëkuptimin e opozitës parlamentare. Gjithashtu ai ju bëri thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit për të reflektuar implementimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button