Home / Ekonomia / Grante deri në 50% të vlerës së investimit për strukturat agroturistike

Grante deri në 50% të vlerës së investimit për strukturat agroturistike

Grande deri në 50 për qind të vlerës së investimit për të gjitha strukturat agroturistike është një ndër incentivat fiskale të qeverisë për nxitjen e agroturizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi u shpreh se “një mundësi e jashtëzakonshme biznesi në fshat merr rrugë nga sot, me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për Agroturizmin”.

“Kriteret e klasifikimit të strukturave agroturistike do të pasohen nga një incentivë fantastike fiskale dhe grante deri në 50% të vlerës së investimit, së shpejti”, u shpreh ministri

Së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Peleshi tha se do të punohet për një ofertë të re në mozaikun turistik shqiptar. “TURIZMI NË FSHAT – një potencial i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.