Muzike

“Different Trains” / Festivali që komunikon përmes muzikës

Diferent-trains-350x350“Different Trains” është quajtur festivali i muzikës i mbështetur nga Ministria e Kulturës, i cili do të zhvillohet në kryeqytet nga datat 24 shtator deri më 1 tetor 2014 në 4 mbrëmje.

Festivali i cili vjen në edicionin e tijë të tretë, dhe që ka si qëllim komunikimin përmes muzikës, ka mbledhur  artistë shqiptarë të njohur në skenat e botës, dhe artistë të huaj në skenën shqiptare, dhe vjen si një ide për të krijuar një event muzikor special.

Klaidi Sahatçi, Jonian Ilias Kadesha, Bartek Niziol, Altin Tafilaj, Vladimir Bukaç, Vlorent Xhafaj, Alexander Somov, Alexander Kobrin janë disa prej emrave që do të intepretojnë pjesë nga autorë si “Haydn” “Schubert”, “Mendelssohn”, “Shostakoviç”, “Dvorak”, “Mozart”, “Brahms” dhe “Franck”, të cilat pritet të krijojë një atmofere të veçantë gjatë intepretimeve të tyre në formacione duo, trio, kuartet apo kuintet, të cilat janë krijuar nga vullneti për të ndarë skenën së bashku.

Programi i festivalit:

24 shtator ora 19:00 në Universitetitin e Arteve, “Haydn, Schubert”

27 shtator ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit “Mendelssohn, Shostakoviç, Dvorak”

28 shtator ora 19:00 në Universiteti i Arteve, “Mozart, Dvorak”

1 tetor ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, “Brahms, Shostakovic, Franck”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button