Home / Rajoni / Huadhënësit “ngrijnë” pasuritë e debitorëve jashtë Greqisë

Huadhënësit “ngrijnë” pasuritë e debitorëve jashtë Greqisë

Bankat greke po përdorin ngrirjen e llogarive të huaja të debitorëve, si një përpjekje për të mbledhur një pjesë të detyrimeve.
Eurobank ishte i pari që realizoi këtë nismë, shkruan Bloomberg, pasi ngriu një llogari në Belgjikë që i përkiste një sipërmarrësi të njohur grek, borxhet e të cilit ndaj bankës arrinin në total 4.8 milion euro.

Huadhënësja greke kishte tentuar dy herë të likuidonte pasuritë e sipërmarrësit në fjalë, por në të dyja rastet ankandet u shtynë për shkak të veprimeve nga protestuesit.

Raporti shtoin se e njëjta praktikë duhet të pasohet nga Banka Kombëtare, e cila tashmë ka aplikuar për të zbatuar Urdhrin e Ngrirjes së Llogarive Bankare Evropiane, që është në fuqi që nga janari 2017. Ngrirja e një llogarie në një shtet tjetër anëtaree Bashkimit Evropian nuk është një çështje ndërbankare, pasi ajo kërkon një vendim gjyqësor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: