Europa

Cameron: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç luftës ndaj ISIS-it

ee538Britania e Madhe nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të luftojë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), deklaroi dje kryeministri David Cameron, që synon të marrë pjesë në bombardimet kundër këtij grupi sipas medias britanike.

“Është një luftim nga i cili nuk mund të tërhiqesh. Këta njerëz duan të na vrasin”, deklaroi Cameron në kanalin televiziv “NBC news”, duke shtuar se xhihadistët kanë planifikuar atentate në Evropë dhe tej saj.

“Ata na kanë në planet e tyre të sulmit dhe ne duhet të ndërtojmë këtë koalicion për t’u siguruar se do të shkatërrojmë këtë organizatë keqbërëse”, shtoi ai.

David Cameron i mbështet sulmet ajrore të SHBA-së dhe aleatëve arabë kundër grupit ekstremist sunit, por deri tani ka limituar praninë e Britanisë së Madhe në këtë konflikt vetëm në livrimin e armëve për luftëtarët kurdë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button