Bota

Avioni gjigant amerikan dërgon automjetet për Trump-in në Zvicër

Një avion i madh i Forcave Ushtarake të SHBA-së ka zbritur sot në Aeroportin e Zyrihut. Besohet se ai ka sjellë me vete materialet e nevojshme për vizitën e Presidentit amerikan, Donald Trump në Zvicër, i cili pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit (WEF).

Bëhet fjalë për një fluturues gjigant transportues të tipit Boeing C-17, Globemaster III. Anash shkruan “US Air Force”, shkruan 20minuten.ch.

Avioni është i gjatë 53 metra, ka gjerësinë e krahëve 50 metra dhe zë deri në 77.5 tonelata material, transmeton Albinfo.ch. Materiali që do të shkarkohet nga ai do të ngarkohet në tre kamionë.

Me këtë avion dhe të tjerë si ky mendohet se amerikanët në Zvicër po sjellin veç tjerash edhe automjetet e nevojshme për Trumpin dhe delegacionin. Mediet vendore kanë shkruar se madje edhe helikopterët kanë vend në “barkun” e një avioni të tillë.
Ardhja e Trumpit në Zvicër ka ngjallur debat në opinionin vendas. Ajo po ashtu ka mobilizuar më shumë se zakonisht edhe forcat ushtarake e policore që kujdesen për sigurinë e tij dhe të Forumit të Davosit kua ai do të marrë pjesë. Krahas forcave zvicerane, për sigurinë e presidentit amerikan do të kujdeset edhe personeli amerikan i sigurisë, një pjesë e të cilit tashmë ka shkuar në Zvicër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button