Home / Ekonomia / Ahmetaj: TAP dhe Devoll, efekti në rritjen ekonomike 0.1- 0.25 %

Ahmetaj: TAP dhe Devoll, efekti në rritjen ekonomike 0.1- 0.25 %

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj prezantoi sot ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë e financiarë, si dhe mbylljen e vitit 2017. Sipas ministrit, ngjarjet që kanë influencuar për mirë ose negativisht sa i përket treguesve financiarë, janë disa.

“ Ecuria e rritjes ekonomike deri më tani, ekonomia shqiptare po i afrohet potencialit, 2017 pa një rritjë 3.9 për qind, e reflektuar kjo me rënien e papunsisë dhe rritjen e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve.  Tremujori i katërt është i mirë dhe ne do ta konsolidojmë rritjen ekonomike në 3.9 për qind.  Shumica e sektorëve në rritje. Tremujori i tretë i mirë, por i goditur nga thatësira, ka influencuar kontributin negativ të industrisë në total. Nëse do kishim situatë normale, rritja ekonomike do ishte më e lartë se 3.55 për qind. “- ka bërë me dije ministri, gjatë takimit më gazetarët.

Në vijim të të dhënave të ofruara, kreu i financave shqiptare ka thënë se papunësia ka rënë në 13.6 për qind, rënie me katër për qind në 4 vjet. 

“ 90 mijë punëkërkues tëpapunë, prej ndërmjetësimit të zyrës së punës janë punësuar 23 mije. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë po përpilon një draft, një vendim qeverie për të detyruar punekërkuesit e papunë te kalojnë më detyrim dhe falas në kualifikim, në mënyrë që të përputhim ofertën me tregun.”- tha ministri Ahmetaj.

“Sa i përket Investimeve të huaja direkte, 9- mujori shënoi vlerën 676,6 mln euro. TAP dhe Devoll, janë dy projekte shumë të rëndësishëm, por efekti në rritje ekonomike është 0.1 deri në 0.25 në varësi te mënyrës si e kalkulojmë. “- bëri me dije ministri.

Besimi në ekonomi është rritur sipas ministrit, është mbi mesataren ekonomike. Referuar tremujorin e katërt, jemi mbi mesataren afatgjatë, citon ai. Por, ministri thekson, se çdo ngjarje në lëmin politik, influencon në besim.

Sipas të dhënave që ministri Ahmetaj vijoi të citojë, kreditë me probleme kanë rënë në minimum historik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.