Eshtë mbyllur   seanca parlamentare e dites se sotme. Seanca eshte shoqeruar me fjalime kunderthenese dhe nderprerje te shkurtera si  dhe batuta te ndryshme. Nje prej tyre ka qene e lidhur me faktin   se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kryetarit të grupit parlamentar të PD Edmond Spaho, i cili nisi të fliste për gjëra të cilat nuk kishin lidhje me seancën, por me kalendarin e punimeve të Kuvendit. Ruci i ka kërkuar Spahos që të ulet. Por kryetari i PD Lulzim Basha është cuar duke i dalë në mbrojtje Spahos. Ai është afruar pranë foltores së Kuvendit. Ruci i ka kërkuar Bashës jo pa ironi që të bëjë liderin e PD dhe jo truprojen e Edmond Spahos. Kreu i Kuvendit në këto rrethana ndërpreu seancën për 5 minuta.

Batutat

Ruçi –Spahos: Do ta marrësh fjalën pastaj 10 minuta.Do të zbatohet rregullorja. Ulu të lutem.

Ruçi – Bashës: O Kryetar pse ngrihesh. Ulu poshtë kryetar, bëj liderin. Ulu mor poshtë.

Me rifillimin e seancës, Edmond Spaho e ka marrë fjalën duke kërkuar që të anulohet farsa, sikur e cilësoi ai 18 dhjetorin kur u zgjodh Kryeprokurorja e re. “Nuk është hera e parë që e jepni fjalën dhe e ndërprisni sipas qejfit. Kemi paraqitur amendamentet për Kryeprokurorin, kërkojmë që të anulohet farsa e 18 dhjetorit, Kushtetuta e kërkon që të zgjidhet me 3/5 dhe të ketë kaluar Vettingun. Ne kërkojmë që Kuvendi të futet në binarët e Kushtetutës” tha Spaho.

Leave a Reply

%d bloggers like this: