Kronika

Gjyqi ndaj Frrokut, dështon pyetja e dëshmitarit kyç. Avokati: Padrejtësisht në burg

arben-frroku-gjyqi-30-320x170Vazhdon “ping pongu” mes drejtësisë dhe autorit të dyshuar kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj rreth një vit e gjysmë më parë, Arben Frroku.

Ka dështuar edhe sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit kryesor për këtë ngjarje. Shkak për këtë, është bërë mungesa e dëshmisë së atij, që konsiderohet si dëshmitari kyç nga Prokuroria për këtë ngjarje, emri i rremë i të cilit, për arsye sigurie është Arben Ndoka (nuk ka lidhje me deputetin socialist, i kthyer në qendër të vëmendjes pas skandalit të goditjes me grushte në Kuvend ndaj kolegut të djathtë Gent Strazimiri).

Në fillim, u tha se në seancën e sotme do të dëshmonte dyshimtari kyç Ndoka përmes një video-konference, por një fakt i tillë u hodh poshtë me shtyrjen e seancës.

Në dalje të gjykatës, avokati mbrojtës i Arben Frrokut, Genc Gjokutaj, nuk dha shumë detaje mbi atë që ndodhi në seancën me dyer të mbyllura, por pohoi se nuk ishte paraqitur asnjë dëshmitar kundër Frrokut.

Sipas tij, akuza është në vështirësi të madhe, pasi nuk ekziston asnjë dëshmitar kyç për ngjarjen.

Kjo është seanca gjyqësore e radhës që shtyhet pikërisht për mungesën e dëshmitarit Arben Ndoka, i cili pretendon se ditën e vrasjes së Lamajt, ka parë në vendin e ngjarjes biznesmenin Arben Frroku.

Avokati Genc Gjokutaj pati kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjyqësore në seancën e 30 korrikut. Sipas Gjokutaj, klienti i tij “ Arben Frroku po vuan padrejtësisht, dënimin në burg.”

Frroku akuzohet për vrasjen e Lamajt më 24 shkurt 2013 në zonën e “Vasil Shantos” pak metra larg pallatit ku viktima banonte. Sipas organit të akuzës, motivi i krimit ishin konfliktet mes të pandehurit dhe ish-komisarit të policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button