Home / Sporti / Fino: Rëndohet skandali i FSHF, 4 shoqata të tjera të paregjistruara
Bashkim Fino

Fino: Rëndohet skandali i FSHF, 4 shoqata të tjera të paregjistruara

Thellohet skandali në FSHF. Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino deklaron se janë 12 shoqatat fantazmë. Fino publikon në Facebook dokumentin me përgjigjen nga Gjykata e Tiranës ku theksohet se shoqatat e Trajnerëve, Mjekëve Sportivë, Arbitrave dhe e Futsallit janë të paregjistruara, ashtu si 8 rajonalet.

Fino i cilëson si ndërtime pa leje dhe skandal të paprecedent faktin sesi për vite me radhë FSHF ka mbyllur sytë. Skandalin e paralajmëroi pak ditë më parë në Report Tv gazetari Fation Shehu. “Pas 8 Shoqatave Rajonale, që u faktuan ligjërisht se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, sot jam tronditur kur kam mësuar në mënyrë zyrtare që nuk janë të regjistruara as 4 Shoqatat e tjera.
Nëpërmjet vërtetimit nr. 156/1 Prot., i marrë nga Gjykata e Tiranës rezulton se nuk janë të regjistruara as Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Mjekëve Sportivë, Shoqata e Arbitrave të Futbollit dhe Shoqata e Futsallit. Ky është një skandal i paprecedentë i një Federate, e cila për vite me radhë ka mbyllur sytë para këtyre “ndërtimeve pa leje”, që i kanë zënë frymën futbollit shqiptar me ilegalitetin e tyre” deklaron Fino.

Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive, që nuk janë të regjistruara. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar, por që mund të vendosin për garën që do të zhvillohet në datë 7 shkurt nëse do të votojnë.
Bashkim Fino ka paralajmëruar se nëse përfaqësuesit e këtyre shoqatave do të drejtohen për të votuar do i dërgojë në prokurori, por FSHF është e vendosur që t’i lejojë që të votojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.