Home / Kosova / Atentat politikanit serb në Kosovë, vritet me armë zjarri pranë zyrës së tij

Atentat politikanit serb në Kosovë, vritet me armë zjarri pranë zyrës së tij

Kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla, ka konfirmuar për KTV-në, që Ivanoviq nuk u ka mbijetuar plagëve.

Ai ka thënë se Ivanoviq është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit, ditë më parë, paralajmëroi se në pjesën veriore të Kosovës mund të ketë sulme terroriste.

Image

Vritet Ivanoviq: Gjendet një veturë e djegur në “Lagjen e Doktorëve”, dyshohet të ketë qenë e atentatorëve

Sipas burimeve të KP-së nga Mitrovica, Ivanoviq ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën.

Këto burime bëjnë të ditur se në Lagjen e Doktorëve që gjendet në pjesën veriore është gjetur e djegur një veturë e tipit Opel Astra që dyshohet se sulmuesit e kanë përdorur me rastin e atentatit ndaj Oliver Ivanoviq.

Nga Policia nuk kanë konfirmuar për vdekjen e Ivanoviqit, por kanë thënë se gjithçka do të dihet nëpërmjet një komunikate për media.

Image

Oliver Ivanoviq nuk u mbijetoi plagëve

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, është plagosur gjatë të shtënave mbrëmë në Veri të Mitrovicës.

Sipas mediave në Serbi, i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

“Novosti” në Beograd raporton se sulmues të panjohur kanë shtënë me 3 plumba derisa ai po hynte në ambientet e partisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.