Home / Kosova / Këto janë sulmet që janë bërë ndaj Oliver Ivanoviqit

Këto janë sulmet që janë bërë ndaj Oliver Ivanoviqit

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është vrarë mëngjesin e së martës me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP.

Sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq nga një sulmues ende i panjohur.

Sipas medieve serbe Ivanoviq është sulmuar me tre plumba dhe ka vdekur rrugës për në spital, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm që është sulmuar i gjykuari për krime lufte në veri.

Në vitin 2013 nga një zjarr i rënë në veri të Mitrovicës kishte djegur tërësisht zyrat e Iniviativës Qytetare- demokracia dhe drejtësia e udhëhequr nga Ivanoviq duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Atë kohë, Ivanoviq këtë incident e kishte quajtur politikisht të motivuar.

Një sulm tjetër ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur edhe në korrik të vitit 2017.

Atij i ishe djegur vetura e markës “Passat”, rreth orës 4 të mëngjesit, në qendër të qytetit të Mitrovicës, para ndërtesës ku ai jeton me familje.

Politikani serb i pyetur nga mediet serbe për këtë sulm ndaj tij, kishte deklaruar se ai nuk ka pasur armiq personal dhe se motivi i vetëm sipas tij ishin pikëpamjet e tij politike.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviç, ishte  kryetar i “Nismës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia”. Më 21 janar, u shpall fajtorë nga një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.