Rajoni

Vuçiq thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në mesditë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur për në orën 12 mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Vuçiq do t’u drejtohet mediumeve në orën 13.

Lideri i Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP) vdiq mëngjesin e sotëm pasi që u qëllua me katër plumba nga një makinë në lëvizje, derisa hynte në zyrën e tij në Mitrovicë të Veriut.

Delegacioni serb për shkak të kësaj vrasjeje i ndërpreu bisedimet në Bruksel dhe po kthehet në Beograd. Lajmin e konfirmoi Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq, i cili pritet që të japë deklaratë para gazetarëve në Bruksel para nisjes për Beograd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button