MaqedoniaRajoni

Dhunuesi i Sheqerinskës kërkon dënim me kusht

Dhunuesi i cili e tërhoqi zvarrë për flokë ministren e tanishme të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me 27-prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot në një seancë publike në Gjykatës e Apelit përmes avokatit kërkoi që në vend të katër viteve burg do merr dënim me kusht.

Avokati i të dënuarit, Dragan Peshevski, para gjykatës deklaroi se nuk janë vlerësuar rrethanat lehtësuese gjatë përcaktimit të dënimit, gjegjësisht se personi më parë nuk ka qenë i dënuar dhe se nuk ka familjarë që mund ta vizitojnë në burg. Avokati shtoi se dënimi për Angellov, i cili është personi më i vjetër do të ishte mundim, sepse, siç tha, e dimë se si janë gjendjet në burgjet e vendit.

“Gjykata është e detyruar të ketë kujdes në kualifikimin juridik të veprës, klienti im nuk ka kryer lëndim të rëndë trupor, por lëndim trupor”, theksoi Peshevski.

Angellov para gjykatës tha se dënimin e konsideron si të rreptë. “E kam kapur për flokë dhe e kam tërhequr, nuk e kam lënduar”, tha ai para gjykatësve.

“As kundër Zaevit, as kundër Shekerinskës nuk kam përdorur forcë, gjykata në mënyrë jo të drejtë më dënon me dënim të lartë”, shtoi Angellov. Prokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Jovan Cvetanovski tha se refuzohet propozimi i të dënuarit. Pançe Angellov është i akuzuar për vepër penale dhunë dhe është dënuar me burg për 4 vite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button