Politika

Presidenca bullgare e BE, proritet integrimi i Ballkanit Perëndimor

Bullgaria do të punojë aktivisht për ofrimin e perspektivës së qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor mbi bazën e plotësimit të kushteve dhe mbi parimin e arritjeve të secilit vend në realizimin e reformave kyçe në këto vende, sepse kjo ka rëndësi të veçantë si për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për tërë Evropën.

Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri prezantoi sot në Tiranë, prioritetet kryesore të Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Adela Pashkova, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Bullgarisë në Tiranë u shpreh se, BE është i interesuar që në vendet e Ballkanit Perëndimor të ketë stabilitet, siguri dhe prosperitet dhe rregullat dhe vlerat evropiane të respektohen.

Prioritet kyç i Kryesisë Bullgare do të jetë politika e zgjerimit të BE-së, e cila vazhdon të jetë instrumenti më efektiv për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u shpreh Pashkova.

Sipas saj, “objektivi i Bullgarisë është që të sigurohet ndërlidhja midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërlidhje transporti, energjitike, arsimore dhe digjitale”.

“Bullgaria do të tregojë përpjekje konseguente në këtë drejtim, për shembull për popullarizimin e politikave digjitale të BE-së në vendet e Ballkanit perëndimor përmes uljes graduale të taksave për roaming dhe të rritjes së mundësisë për akses të gjerë në internet”, nënvizoi Pashkova.

“Bullgaria do të punojë aktivisht me KE për përgatitjen e dokumentit ambicioz për vendet e Ballkanit perëndimor që pritet që të botohet gjatë muajit shkurt dhe ky mesazh strategjik do të shpaloset edhe në kohën e samitit të nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor””, theksoi Pashkova.

Gjithashtu theksoi Pashkova, “Bullgaria do të punojë aktivisht për përgatitjen e hartave konkret udhëtimit drejt BE-së të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku të pasqyrohen arritjet, sfidat dhe mënyrat për kapërcimin e tyre”.

“Do të insistohet për lidhjen direkte të financimit nga Instrumenti i ndihmës para aderimit me rezultatet konkrete të reformave në vend”, shtoi Pashkova .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button