Politika

Tragjedia e Oliver Ivanoviç, akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension

“Akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension”, e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Kryeministri Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi i në rrjetin social facebook, ndërsa shpreh “keqardhje të thellë për tragjedinë e Oliver Ivanoviç”.

Kryeministri shprehet se, “përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Presidenti Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button