Ekonomia

Vjen oferta zyrtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Qeveria shqiptare ka marrë kërkesën zyrtare për ndërtimin e aeroportit të ri Kombëtar të Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, teksa është shprehur se, “kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës

Kryeministri thekson se deri në qershor do të bëhet hapja e kantierit.

Nga ana e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sqaron se “është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction”.

“Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore”, thuhet në njoftimin e MIE-së.

Kryeministri e paralajmëroi të hënën në një intervistë televizive lajmin që këtë javë pritej oferta zyrtare.

“Për aeroportin e Vlorës e presim këtë javë ofertën nga grupi që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit. Aeroporti i Vlorës do të jetë rajonal”, tha Rama.

Aeroportit i ri Kombëtar i Vlorës, një nga projektet më të mëdha dhe ambicioze të ndërmarrë nga qeveria pritet të nisë zbatimin së shpejti.

Aeroporti i ri Kombëtar i Vlorës, përbën një objektiv madhor për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit, rritjen e punësimit dhe pritet të ndihmojë edhe ekonominë e zonës por edhe Jugut të vendit përmes reflektimit që do ketë në turizëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button