Kosova

Thaçi flet në telefon me Vuçiçin. Dy presidentët diskutojnë për Ivanoviçin

 Vetë Thaçi sqaroi më pas se e ka siguruar kreun e shtetit serb që organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe nxjerrjen e autorëve përpara drejtësisë. Ai madje ia ka bërë të qartë se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çdo lloj ndihme që mund të çojë drejt zbardhjes së këtij ekzekutimi.
Duket se të dy presidentët janë pajtuar me idenë se autoriteteve kompetente u duhet lënë koha e nevojshme në dispozicion që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur.
Ivanoviçi pritet të varroset gjatë ditës në Beograd. Shumë qytetarë serbë të Veriut dolën në rrugë kur kalonte arkëmorti i tij për të nderuar politikanin serb, i cili ishte përshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 në Kosovë. Vrasja e Ivanoviçit ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi, ndërsa ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve ndëretnike në vend. Duke komentuar ngjarjen e rëndë, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, shprehet se kjo vrasje mund të faktorizojë mafian sepse, siç thotë ajo, Veriu i Mitrovicës sot është zona më e pasigurt ku jetojnë serbet.
Pushtetin e vërtetë atje, thotë Trajkoviç, e ka Milan Radojçiç, i cili konsiderohet nga bashkësia ndërkombëtare si njeri i mafias së nivelit të fuqishëm rajonal dhe është personi që dikton plotësisht jetën në veri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button