Politika

Përvjetori i Skënderbeut, Meta: Vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në takimin përmbyllës të aktiviteteve lidhur me 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Në aktivitetin e zhvilluar sot në Qendrën Kulturore Orthodokseishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Ministri i Diasporës, z. Pandeli Majko, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend si edhe një përfaqësues të arbëreshëve të ardhur nga Italia.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Meta tha se viti i përkujtimit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut le të jetë një vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejt integrimit tonë si shtet dhe si komb edhe institucionalisht, atje ku na e caktoi vendin Gjergji ynë, në Europën e bashkuar, në familjen e madhe të kombeve perëndimore.

“Ky vit i përkujtimit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, le të jetë një vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit tonë si shtet dhe si komb edhe institucionalisht. Skenderbeu, Kampioni ynë i luftës për liri, u përjetësua si luftëtari dhe heroi i parë i Evropës së bashkuar dhe i qytetërimit perëndimor. Skënderbeu shkëlqeu jo vetëm si luftëtar dhe strateg i madh, por edhe si një diplomat me vizion. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë çdoherë dhe në çdo kohë, ylli polar i kombit tonë. Arbëreshët, ura e rëndësishme e lidhjes së kombit tonë me Europën. Kujtesa juaj i dha dritë rilindjes dhe vizionit të kombit për ngritjen e shtetit modern shqiptar”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button