Home / Kronika / Mirditë, 2.5 mln lekë kush jep informacion për përdhunuesin e 13-vjeçares

Mirditë, 2.5 mln lekë kush jep informacion për përdhunuesin e 13-vjeçares

Shkoder-320x227Policia ka vendosur shumën e 2.5 milionë lekësh për personat që do të japin informacion për kapjen e 43-vjeçarit, Luan Lleshaj, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare para dhjetë ditësh.

Lleshaj është shpallur person në kërkim që prej datës 19 shtator të këtij viti, kur ndaj tij është bërë denoncimi nga prindërit e vajzës së mitur.

Ngjarja e rendë ka ndodhur në fshatin Prosek të Mirditës, pasi e mitura kishte përfunduar shkollën dhe kishte shkuar të kulloste bagëtitë.

Akti i rendë është denoncuar nga vetë prindërit e 13-vjeçares, ndërsa aktin e abuzimit seksual e ka konfirmuar dhe analiza mjekësore.

Mësohet se e abuzuara, ishte madje shoqe klase me vajzën e autorit, i cili ndër të tjera është edhe fqinj me familjen që ka bërë denoncimin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: