Bota

Gjenerali turk Akar në Rusi, takim me homologun e tij rus

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar ka mbërritur në Rusi ku do të takohet me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov.

Në takimin mes shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke Akar dhe homologut të tij rus Gerasimov, që do të mbahet në Moskë, do të marrë pjesë edhe kreu i shërbimeve inteligjente të Turqisë (MIT), Hakan Fidan.

Gjatë këtij takimi do të diskutohen çështjet e sigurisë rajonale, zhvillimet e fundit në Siri, procesi i Astanës dhe Gjenevës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button