Home / Bota / Rusia nis dërgesën e sistemit të raketave S-400 në Kinë

Rusia nis dërgesën e sistemit të raketave S-400 në Kinë

Rusia ka bërë dërgesën e parë të komponentëve të sistemit të raketave S-400 në Kinë, mbi kontratën e nënshkruar në vitin 2014, bëri të ditur një burim i afërt me sistemin rus të bashkëpunimit ushtarak.

Dërgesa përfshin një stacion kontrolli, një stacion radar, energji dhe pajisje mbështetëse, pjesë ndërrimi, mjete dhe komponentë të tjerë të sistemeve S-400, tha burimi.

Ai po ashtu tha se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë vitin e kaluar ka trajnuar një grup ushtarësh kinezë për të përdorur sistemet S-400.

Kina ishte blerësi i parë i këtyre armëve anti-ajrore. Në vitin 2014, Moska dhe Pekini nënshkruan një kontratë për sistemet S-400 nën të cilat Rusia duhej t’i dorëzonte Kinës gjashtë sisteme S-400 me një kosto prej rreth 3 miliardë dollarë.

Kontrata nuk siguron transferimin e teknologjisë ose prodhimin e licencuar të sistemeve raketore S-400 në Kinë.

Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se ka finalizuar marrëveshjen me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020.

Leave a Reply

%d bloggers like this: