Home / Rajoni / Gruaja nuk po mund të pajtohet me vdekjen e Oliverit, përlotet te varri i tij

Gruaja nuk po mund të pajtohet me vdekjen e Oliverit, përlotet te varri i tij

Oliver Ivanoviq u varros sot në varrezat e reja në Beograd. Kjo u bë me kërkesë të familjes, pasi të njëjtit do të shpërngulen për në kryeqytetin e Serbisë për të jetuar.

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviq, Milena Bogdan – Ivanoviq, sipas këtyre fotografive të publikuara në mediet serbe, u pa e përlotur të varri i bashkëshortit të saj.

Ajo, më herët ka thënë se këmba e saj nuk do të shkel; më në veri të Mitrovicës.

“Gjithçka ka përfunduar për ne në Kosovë, kurrë nuk do të më shkel; këmba atje”, ka thënë Milena Ivanoviq.

Në ceremoninë e varrimit të politikanit serb në Beograd po marrin pjesë pothuajse të gjithë politikanët serbë. Aty u pa edhe ish-Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, presidentja aktuale e Serbisë Ana Barbiq, Ivica Daçiq, e shumë të tjerë.

Sipas rezultateve të autopsisë, që u kryen mbrëmjen e ditës kritike, doli se Ivanoviq u vra me gjashtë plumba, mirëpo njëri nga ta për të ishte fatal.

Vetura nga e cila dyshohet se kryesit kanë shtënë drejt politikanit serb, u gjet po atë ditë, e djegur në Zveçan. Është arritur të identifikohet edhe pronari i veturës, i cili del se është i vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.