Home / Arte / Film / Kosovë-Maqedoni, fillojnë xhirimet e filmit “September”

Kosovë-Maqedoni, fillojnë xhirimet e filmit “September”

Kosovë-Maqedoni-fillojnë-xhirimet-e-filmit-“September”-1-525x350Filmi “September”, i regjisorit Darijan Pejovski, një bashkëprodhim mes Maqedonisë dhe Kosovës, ka filluar xhirimet pikërisht në muajin që mban dhe titulli i filmit.
Qendra Kinematografike e Kosovës bën të ditur se “gjuha e folur në film është gjuha maqedonase dhe shqipe. Premiera e filmit pritet të mbahet në janar të vitit 2015, me synim që të vazhdojë të shfaqjet në festivale të ndryshme ndërkombëtare”.
“September” është i mbështetur nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i Skopje Film Studio dhe “Ikone Studio” me producent Tomi Salkovski dhe Valon Bajgora.
Aktorët që interpretojnë në këtë film janë : Irena Ristic, Kamka Tocinovski, Adem Karaga, Salaetin Bilal, Milica Stojanova, Kiril Korunovski, Mentor Zymberaj, Blerim Qeriqi, Fatos Kryeziu etj.
Me skenar të Darijan Pejovskit dhe Igor Ivanov, filmi është një triller psikologjik që merret me pasojat e dhunës familjare dhe seksuale. Jana dhe Marika takohen në një tren dhe shpejt bëhen mike. Ato shkojnë në fshat, në një zonë të largët malore, që mban shumë sekrete për Janën. Koha lëviz ngadalë dhe me padurim, dyshimet ashtu si dhe qëllimet e tyre bëhen më të forta. Të fshehtat bien një nga një. Marika është vrasëse në arrati, ndërsa Jana është në një mision për hakmarrje. Nuk kanë rrugë tjetër përveçse ta ndihmojnë njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.