Kosova

Vuçiq nesër në Kosovë, ky është programi i vizitës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Sipas komunikatës së Presidencës serbe, është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës.

Në kumtesë theksohet se paradite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.

Vuçiq pasdite do të bisedojë me qytetarët të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.
Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiqi në Mitrovicë do të vërë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button