MaqedoniaRajoni

Hoyt Yee: Tani është koha që Maqedonia dhe Greqia të zgjidhin kontestin e emrit

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Hoyt Brian Yee ka deklaruar se tani është mundësia e vërtetë që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për kontestin shumëvjeçar të emrit.

Ai theksoi se dy shtetet duhet ta respektojnë sovranitetin e shteteve tjera dhe nuk duhet të mundohen t’i ndryshojnë kufijtë.

“Kompromisi mund të arrihet vetëm me vullnet të fortë të liderëve të dy shteteve. Maqedonia dhe Greqia, kanë mundësi të arrijnë marrëveshje për çështjen e emrit. Besoj se ekziston vullneti politik, si në Athinë, ashtu edhe në Shkup, për të arritur marrëveshje dhe të zgjidhet ky kontest. Do të jetë proces i mundimshëm, por nëse të dy palët vazhdojnë të punojnë, siç kanë punuar deri më tani, me ndërmjetësim të Mattheë Nimetz, besojmë se kjo është e mundshme”, ka thënë Hoyt Yee për televizionin bullgar Bloomberg, transmeton Zhurnal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button