Home / Bota / Macron: Franca ka nevojë për Gjermaninë që të reformojë Evropën

Macron: Franca ka nevojë për Gjermaninë që të reformojë Evropën

Franca ka nevojë për Gjermaninë në krahë që të zhvillojë reforma të konsiderueshme në Bashkimin Evropian, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron para se të zhvillonte një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ambiciet tona nuk mund të realizohen vetëm. e kam thënë shpesh herë, ato kanë nevojë të përmbushen nga ambiciet e Gjermanisë”. tha Macron.

Merkel është nën presion për të krijuar një qeveri të re pas zgjedhjeve legjislative të shtatorit.

Presidenti francez përshëndeti marrëveshjen paraprake për koalicion mes bllokut konservator të Merkelit dhe partisë së qendrës së majtë Socialdemokrate (SPD), që pirtet të votojë mbi këtë marrëveshje gjatë takimit të partisë që do të zhvillohet të dielën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: