Home / Kronika / Ben Blushi merr ofertën për tu bërë drejtor në televizionin e njohur

Ben Blushi merr ofertën për tu bërë drejtor në televizionin e njohur

Dje, lajmi që tërhoqi vemendjen e publikut, ishte padyshim ai i largimit të Ben Blushit nga kreu e Libras, partisë që ai themeloi shumë pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Por jo vetëm kaq, me anë të atij largimi për arsye dashurie, siç e tha vetë Blushi në letrën e tij (E dua shumë Librën, prandaj po iki!), ai deklaron se largohet përkohësisht nga politika.

Fakti që nuk thotë “përgjithmonë”, tregon se me siguri Blushi pret largimin e Ramës nga pushteti për tu rikthyer aty ku ai mendon se e ka vendin, në Parlament. Blushi, i cili vendosi të largojë politikën nga artet e tij, siç  ai shprehet në letër, mesa duket ka planifikuar të fusë tek këto arte, atë që ka qenë gjithmonë aty, por jo në vijë të parë, gazetarinë.

Sipas informacioneve tona, thuhet se Ben Blushi do bëjë rikthimin e madh në botën e gazetarisë, në vendin që e lançoi dhe i dha famë në kohën kur drejtonte gazetën “Koha jonë”, si një gazetar dhe drejtues i suksesshëm. Natyrisht ky rikthim vjen në kushte të tjera, ku për fat të keq duhet pranuar se bota e medias nuk është më si në kohën e artë të Blushit, në vitet 96, kur gazetaria ishte arti i mirëfilltë informimit, ishte rënia në dashuri me të vërtetën, ishte misoni për të qenë pushteti i papërkulur ndaj pushtetit të politikës.

Ndërkohë sot, kur media flirton jo pak me politikën, profesionalizmi dhe kompromisi i gazetarit, mbeten dy ingrediendë me peshë të barabartë për të siguruar mbijetesën. Në këto kushte rikthehet Blushi, për të qenë Drejtor i Informacionit në “Top Channel”, në ekranin i cili po mbledh forcat dhe burimet njerëzore, në përputhje me axhendën aktuale, e cila është lufta dhëmb për dhëmb me pushtetin e Ramës. E në këtë rast, kush më mirë se Blushi mund ta kryente këtë punë? Padyshim që ka mjaft kuriozitet për ta parë Blushin në këtë funkson të ri, ku gjithsesi ai do bëjë atë që ka bërë gjithë këto vite, do merret gjatë gjithë kohës me politikë, por pa qenë pjesë a saj. Nëse do e finalizojë këtë sipërmarrjen e re, ne i urojmë suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published.